Ish-ministri Lleshaj shpërthen në kritika ndaj qeverisë: Krimit t’i pritet koka, kjo ishte t’i presësh thonjtë

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se megaoperacioni ‘Tempulli’ ka goditur hallkën e fundit të zinxhirit, të cilët sipas tij zëvendësohen menjëherë.

Advertisements

Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Kontrast’, Lleshaj tha se ky operacion është si t’i presësh thonjtë krimit. Lleshaj përgëzoi policinë, por theksoi se ky nuk është një rezultat final, që të na çojë në një rezultat të prekshëm dhe të fortë.

‘E përshëndet policisë për operacionin tregon një vullnet të policisë për ta goditur. Ka një mesazh, rëndësi ka rezultati. Duhet përshëndetur. Kjo është hallka e fundit e zinxhirit, është hallka e rrugës e cila zëvendësohet brenda ditës, janë ushtar që zëvendësohen. Policisë i kam pas thënë se të bësh goditje në këtë nivel është ti presësh thonjtë krimit. Duhet të pritet koka. Është e rëndësishme dhe meriton përgëzim dhe inkurajim. Nuk është një rezultat final, që meriton komplimente ekstreme, është periferike e goditjes. Duhet të nxjerrim mësime, duhet të na japë dhe një mesazh tjetër. Janë dhe konsumatorët. Kemi një përhapje të madhe të konsumimit të drogës.

Advertisements

Shqipëria ka nevojë për goditjen financave të krimit. Targeti numër 1 i policisë duhet të jetë të goditen financat e krimit. Do fusim 200 në burg sot, por gjatë kohës që janë në burg do të aktivizohen të tjerë. S’kemi kapacitete të infiltrojmë agjentë të fshehtë droge, por kemi mundësinë të kapim produktet që rriten këtu.’- tha Lleshaj.

Nga ana tjetër gazetari Lorenc Vangjeli, u shpreh se ajo që bën përshtypje, është numri i të arrestuarve nga megaoperacioni, por theksoi analisti, numri i personave të arrestuar janë hallka e fundit e zinxhirit të shpërndarësit të drogës.

‘Ajo që bënte përshtypje ishte numri shumë i madh i të arrestuarve. i të arrestuarve. Shumica e tyre janë shpërndarës janë hallkan e parafundit e zinxhirit që përfundon tek përdoruesi. Arritje e policisë është në vetvete sepse në harkun e pak orëve është e vështirë që të mobilizosh një polici kaq të madhe dhe të bësh kaq shumë arrestime. Nga ana operacionale është si një lloj parade që demonstron dhe forcë dhe aftësinë e policisë nëse dëshiron të godasë krimin. Ky numër i lartë të arrestuarish janë hallka e fundit e zinxhirit të shpërndarësit të drogës. Është shumë herë më dobi prurëse dhe më e lehtë të mbërrihet në majë të piramidës sesa të prishës bazën e saj.’- tha Vangjeli.

Artikulli paraprak“Shqipëria bëhet”! Adriatik Lapaj prezanton zyrtarisht lëvizjen e re politike
Artikulli tjetërNuk ndalet Abakarov, nderon sërish Shqipërinë, fiton medalje në Botërorin e Mundjes që zhvillohet në Serbi