“Indeksimi i pensioneve me 8% është hipokrizi”- Berisha: Të vendoset minimumi jetik 200 euro! Sirenat e skamjes dhe urisë po bien në çdo qoshe të vendit

Ish-kryeminstri Sali Berisha e ka konsideruar “hipokrizi” vendimin e qeverisë për të dërguar në parlament ligjin për indeksimin e pensioneve në masën 8 përqind.

Advertisements

Kjo përqindje është 3 përqind më e ulët sesa vlera zyrtare e inflacionit dhe 5.5 përqind e ulët sesa vlera reale e inflacionit”, tha Berisha.

Ai theksoi se e vetmja zgjidhje emergjente është vendosja e minimumit jetik 200 euro për të gjithë shqiptarët, duke shtuar se “sirenat e dhimbjeve të skamjes, urisë dhe varfërisë po bien në çdo qoshe në të katërt anët e vendit”.

Advertisements

Ish-kryeministri u shpreh se çmimet e ushqimeve sot Shqipëri janë më të shtrenjta se në Itali, Greqi dhe janë përafërsisht sa në Gjermani.

“Rritja e çmimit të ushqimeve, sipas statistikave zyrtare, është 11.5 përqind, sipas statistikave reale është 13.5 përqind dhe kjo godet në mënyrën më të egër pensionistët, të papunët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Këto çmime, e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, e bëjnë jetën në Shqipëri të papërballueshme”, tha ai në deklaratë për mediat nga selia blu.

Sali Berisha: Sirenat e dhimbjeve të skamjes, urisë dhe varfërisë po bien në çdo qoshe në të katërt anët e vendit.

Shqiptarët, çdo muaj, përballen me rritje çmimesh, ushqimet sot në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Itali, Greqi, janë përafërsisht sa në Gjermani dhe janë 7 përqind më të shtrenjta se në mesataren e vendeve të BE.

ardhshëm.

Qëndrimi ndaj këtij ligji dhe ndaj minimumit jetik është një gur prove për të gjithë deputetët e parlamentit, është një akt me të cilin ata dëshmojnë ndjeshmërinë ndaj zgjedhësve shqiptarë.

Por është edhe një ndjesë publike që ata u kërkojnë shqiptarëve për dyfishimin, për rritjen stratosferike të rrogave të deputetëve, akt i cili nuk mund të paqtohet nëse nuk bëhen disa votime të rëndësishme në favor të qytetarëve.

Vendosja e minimumit jetik prej rreth 200 euro për person është një akt që financiarisht përballohet pa asnjë vështirësi.

Përballohet vetëm duke reduktuar abuzimet dhe vjedhjet në buxhetin e shtetit.

Artikulli paraprakGoditi me shkop për vdekje gruan e moshuar, 82-vjeçarit i bie infarkt! Detaje nga krimi në familje
Artikulli tjetërKeni planifikuar pushime edhe gjatë ditëve të fundit të shtatorit? Lajda Porja zbulon si do të jenë temperaturat