I zunë pritë tek gropa dhe zbrazën 15 plumba! Si u vra nipi i “Arapit” pranë shtëpisë?

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Katund Sukth të Durrësit. Nga të dhënat e para dyshohen që kanë qenë 2 persona që kanë marrë pjesë në krim. Njëri në rolin e qitësit ndërsa tjetri ka ndihmuar në largimin nga vendi i krimit.

Advertisements

Autorët e kanë pritur Dervishin pranë shtëpisë në një pjesë rruge që ishte në ndërtim dhe që makina që po vinte duhet të ulte shpejtësinë për të kaluar si pasojë e gropave. Këtë e kanë përdorur killerat që e kanë zënë në pritë duke qëlluar 15 herë në drejtim të makinës.

Dy plumba i morën jetën ën vend. Momentin e krimit, viktima ka qenë së bashku me një mikun e tij në makinë, i cili ka shpëtuar i pa lënduar. Ai ka dëshmuar se ndaj tyre është qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal.

Advertisements

Fatjon Dervishi rezulton që të jetë vëllai i Fatbardh Dervishit (Dodës). Më 3 Janar të vitit të kaluar, Fatbardhi, 33 vjeç, plagosi me armë zjarri të dashurën e tij Edis Koroveshi 24 vjeçe.

Fatbardh Dervishi u arrestua më pas në Spanjë. Sipas autoriteteve iberike, përveçse e konsiderojnë shumë të rrezikshëm, ai është drejtuesi i një grupi kriminal që maskohej me uniforma policie dhe kryente grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Ai u arrestua nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal.

Viktima është nipi i Kep Arapit të Sukthit, një emër i njohur për drejtësinë. Arapi është një personazh i njohur në zonën e Sukthit. Ai është person me precedent kriminal.

Artikulli paraprakNoizy feston sot ditën e tij të lindjes, ja sa vjeç mbush Reperi
Artikulli tjetërNga zhdukja e Taulant Malshit, plagosja e një vajze në hotel nga i vëllai dhe trafiku i drogës, pistat ku po heton policia për vrasjen e Fatjon Dervishit