I penduari Tafani: Laertit iu fiksua të vriste tre emra të drejtësisë, mes tyre dhe prokuroren e SPAK

Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjëstër të grupit të Laert Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes. Një fakt i tillë tronditës ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, i cili ka shpjeguar para prokurorit Kreshnik Ajazi se, prokuroria Musabelli ishte vendosur në rreth të kuq nga Laert Haxhiu.

Advertisements

“Ora News” zbulon detaje tronditëse mbi dëshminë e bashkëpuntorit të prokurorisë, i cili ka dhënë një përshkrim të detajuar për mënyrën se çfarë po bënin për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e Drejtësisë Shqiptare, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

I penduari Tafani ka treguar se në planin për tu ekzekutuar ishte dhe avokati Adriatik Guri alias “Doga”, i cili në fraksion sekonde i ka shpëtuar vrasjes, në muajin Tetor 2021 në Lushnjë. Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte dhe Lulzim Arapi.

Advertisements

Vrasja e avokatit ka dështuar për fije pasi, në momentin kur grupi kriminal zbarkoi me arsenalin e armëve para banesës së objektivit, Adriatik Doga, rastësisht ka takuar një komshiun e tij. Kjo ka sjellë që tre personat Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë për të qëlluar por të presin. Mirëpo avokati së bashku me komshiun, janë drejtuar në hyrje të pallatit dhe nuk ka dalë.

Dështimi i vrasjes së avokatit u krye edhe për shkak se në atë periudhë, në muajin Tetor 2021, grupi i Laert Haxhiut, planifikoi dhe vrau Elton Mermalin, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës./oranews

Artikulli paraprakU vra aksidentalisht nga makina e mishit, zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë
Artikulli tjetërHoroskopi ditor për nesër, ja çfarë parashikojnë yjet për ju