I dha hashash fëmijës së mitur, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

Ditët e fundit u bë virale në media një video teksa një 31-vjeçar i dha për të pirë një të mituri, cigare me lëndë narkotike kanabis, e filmoi dhe e postoi videon në rrjetin social Tik Tok.

Advertisements

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, menjëherë pas publikimit të kësaj video nisën verifikimet për identifikimin e shtetasit që shfaqej në video dhe bënë të mundur arrestimin e tij.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i shtetasit Gëzim Avdi (Kalia), 31 vjeç, banues në Patok, Kurbin.

Advertisements

31-vjeçari, i cili shihej në video duke konsumuar hashash me një fëmije të mitur, është shtruar në një spital të shëndetit mendor. Sipas raportit mjekësor, ai rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor. Në bazë të këtij raporti, gjykata Lezhës vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik. Ndër të tjera, personi në fjalë është shprehur se bëhet fjalë për një montazh.

31-vjeçari, banues në Patok Kurbin, është përballur me akuzat “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale që parashikon dënimin deri në 15-vite burgim.

Artikulli paraprakU arratis nga burgu në Itali me çarçaf, kush është “i forti” i arrestuar mbrëmë në Vlorë
Artikulli tjetër5 shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për të qenë të famshëm