Hapet “kutia e zezë”, kush është i burgosuri që i bëri gropën grupit të Leart Haxhiut

Një operacion i madh policor është zhvilluar në disa qytete të vendit pas zbulimit të disa ngjarjeve kriminale nga një grup vrasësish me pagesë. Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhër-arreste.

Advertisements

Sipas informacioneve të gazetares, janë zbardhur 6 vrasje të kryera për llogari të grupit të Laert Haxhiut, të arrestuar në Janinë të Greqisë pak muaj më parë.

Ngjarjet kriminale të kryera ndër vite janë zbardhur nga Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Advertisements

Tafani ka qenë në kërkim prej 4 muajsh për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Astir të Tiranës.

Ai ka rrëfyer se vrasjet janë kryer në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë. Deri tani janë arrestuar 2 personanga Pogradeci.

Që prej identifikimit të Tafanit si grabitës, policia ka pasur dyshime të përfshirjes së tij në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e grupit të Laert Haxhiut me bazë në disa qytete.

Ai ishte mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrestimin e tij.

Kapja e Tafanit është mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale.

Artikulli paraprak“Në punë ju presin projekte të reja, por …”, parashikimi i horoskopit për sot
Artikulli tjetërÇmimet e karburanteve në shtetet e rajonit, Maqedonia e Kosova më lirë, Shqipëria më e shtrenjta