Hapet “kutia e zezë”/ Kush e harroi bishtin e cigares që zbuloi 6 vrasjet e bujshme?

Ka qenë bisht cigareje që ka zbardhur gjashtë vrasje që ishin prej vitesh pa autorë në dosjet që kishin zënë pluhur.

Advertisements

Artan Tafani, i arrestuar për grabitjen te Astiri u vendos me “shpatulla pas murit” pasi hetuesit i treguan provat se ka lënë gjurmë në një vrasje që ka ndodhur në Peqin dy vite më parë.

Konkretisht në vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjoçaj. Në këtë ngjarje autorët braktisën makinën që nuk po ndizej pas krimit dhe u larguan. Brenda hetuesit morën cdo provë që gjetën.

Advertisements

Mes tyre një bisht cigareje me ADN-në e Artan Tafanit. Kur u arrestua për grabitjen, Tafanit iu vendos prova në tavolinë dhe iu ofrua mundësia për të bashkëpunuar.

U pendua dhe rrëfeu versionin e tij për disa ngjarje kriminale. Deri tani më shumë ka folur për shokët dhe jo për rolin e tij në vrasjet e bujshme.

Artikulli paraprakE PLOTË/ Të gjitha vrasjet që bëri “agjencia” e Laert Haxhiut në Shqipëri dhe Greqi
Artikulli tjetër“Kosova ekziston sot si shtet falë BE dhe SHBA”- Rama me rezerva për Albin Kurtin: S’mund të jetë e gjithë bota gabim gjithmonë, ndërsa ai të ketë të drejtë