Dy prindër kanë kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj.Ky kallëzim ka ardhur pasi prindërve u ka ndërruar jetë foshnja vetëm nëntë ditëshe.
Advertisements
Oraneës raporton se babai, shtetasi A.D thotë se pas disa orësh u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin ku pas ekzaminimeve u shikua e nevojshme ti bëhej kontroll i zemrës. Ai shton foshnja rezultoi me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.
“Mjeku më tha që duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës. Çdo minutë që kalonte, rrezikonte jetën e fëmijës dhe ndërhyrja ishte urgjente. Mu sugjerua se ilaçi për trajtim nuk gjendej në sektorin publik, dhe se duhej të kërkoja privatisht”, thotë në kallëzim babai i foshnjës.
Advertisements
Qytetari që humbi foshnjen 9 ditëshe, ka kallëzuar zyrtarët e institucioneve për shpërdorim detyre dhe thotë se e ndërmori këtë iniciative në mënyrë që të merren masa që prindër të tjerë të mos gjenden në të ardhmen në situatë të tillë.