E rëndë, i moshuari dhunon për vdekje bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një i moshuar ka vrarë bashkëshorten e tij.

Advertisements

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.

Advertisements

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprak“Besojini gjykimit tuaj”, ja cilat shenja do të marrin vendimet e duhura për të ardhmen
Artikulli tjetërNdodh në Spanjë/ Lojtarët e Las Palmas dalin për kafe në aeroport dhe humbin avionin për ndeshjen e sotme me Seviljen