Drejt fejesës me partneren e re? Kristi: Kam akoma traumë nga takimi me Sabianin

Ish-finalisti i ‘Big Brother VIP’ Krist Aliaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisioni “Shqipëria Live”, ku ka folur për lidhjen me partneren e re, për të cilën shprehet se është një marrëdhënie e konsoliduar.

Advertisements

E pytur nëse ajo e ka takuar familjen e Kristit, ky i fundit u shpreh se gjërat janë serioze, dhe, edhe ai vetë është njohur me familjen e partneres.

“Roberti e ka takuar, motra e ka takuar. Kam takuar prindërit e saj. Është goxha serioze.”

Advertisements

Ndërkohë, në vëmendje u soll edhe një herë takimi i Kristit me Sabianin në “BBVIP”, një ngjarje të cilës ai iu referua si traumatike e që do mbetet gjatë në memorien e tij.

“Takimin me Sabianin e kam akoma shumë traumatike, më ka ngelur traumë. Më vjen për të qeshur por ajo situatë që u krijua është akoma një traumë brenda meje.”

Artikulli paraprakTritoli në biznesin e Noizyt, i penduari i drejtësisë zbulon kush fshihet pas (Emri)
Artikulli tjetërKush është Klea, e dashura dhe korrierja e Laert Haxhiut: Zbardhen atentatet e bujshme në Shqipëri dhe Greqi