Dhuna barbare ndaj 3-vjeçarit në çerdhe, zëdhënësja e prokurorisë shokon me deklaratën: Fëmija është me vrimë në zemër, i bëj thirrje prindërve…

Të tjera detajet janë zbardhur në lidhje me dhunën barbare ndaj fëmijës 3-vjeçar nga dy edukatore dhe një kuzhiniere.

Advertisements

Zëdhënësja e Prokurorisë së Kosovës, Laureta Lulaj tha në një intervistë se ajo që e bën edhe më tragjik rastin është fakti se fëmija i dhunuar është me vrimë në zemër.

“Nuk kemi pasur më parë ndonjë rast të raportuar për ndonjë rast dhune në këtë çerdhe më herët, por u bëjmë thirrje të gjithë prindërve që nëse kanë pasur raste të ngjashme të bashkëpunojnë me prokurorinë. Duke u mbështetur në deklaratën e përfaqësuesit ligjor të fëmijës, ajo është shprehur se fëmija ka një problem shëndetësor, ka vrimë në zemër që gjatë ditëve në vijim do verifikohet nga ekzaminimet”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Advertisements

Kujtojmë se ngjarjen e bëri publike duke e denoncuar në media sociale, ishte pikërisht daja i nipit, i cili thotë se fëmija është me trauma.

Artikulli paraprakFatos Nano del nga spitali, rikthehet në shtëpi pas gati një muaji
Artikulli tjetërOla Bruko në një lidhje dashurie me Endri Priftin?