Detaje të reja/ Si u vranë burrë e grua në shtëpi?

Maqedonia u trondit dje nga një ngjarje e rëndë. Krim në familje. Një vrasje e dyfishtë ndodhi mbrëmë në Gjevgjeli. Një 69-vjeçar me inicialet V.G. nga Gjevgjelia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij L.G. (71-vjeç) dhe nusen e vëllait T.G. (62-vjeç).

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar V.G. i cili para se të hynte në një shtëpi në Gjevgjeli, ka qëlluar me armë në drejtim të vëllait dhe nuses së vëllait të tij, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e bashkëshortëve e ka konstatuar mjeku i urgjencës nga Gjevgjelia, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor në Gjevgjeli dhe i është marrë arma me të cilën ka kryer vrasjen, shkruan Koha.mk.

Advertisements

Prokurori publik dhe ekipi inspektues i policisë së Gjevgjelisë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakPS fiton zgjedhjet në Kukës, qytetarët: Video-skandali i Gjicit nuk ndikoi tek votat
Artikulli tjetërU zgjodh kryetar bashkie, Halilaj: Jam njeri i rregullt, do mbetem djali i thjeshtë!