Bëhet ekzaminimi i kufomave ‘aliene’, habisin ekspertët: Nuk janë të montuara, por… (Video)

Dy kufomat ‘aliene’ që u prezantuan javën e kaluar në një seancë dëgjimore në Kongresin e Meksikës, i janë nënshtruar testimit, duke përfshirë një skanim CT dhe rreze x.

Advertisements

Eksperti i UFO-ve, Jaime Maussan, prezantoi dy kufomat në Kongres si dëshmi e jetës “jo-njerëzore”. Prezantimi i tij u bë viral dhe është diskutuar gjerësisht nga shkencëtarët.

Zoti Maussan tha se artefaktet e dukshme ishin zbuluar në Peru në vitin 2017 dhe ishin 1800 vjeçare. José de Jesús Zalce Benitez, një mjek ushtarak dhe ekspert mjeko-ligjor, që kreu testet, është shprehur se këto trupa nuk duken të rreme, gjatë videos që tregon ekzaminimin e tij.

Advertisements

Sipas Dr Jose de Jesus Zalce Benitez, drejtor i Institutit të Kërkimit të Shkencave Shëndetësore të Sekretarit të Marinës, trupat i përkisnin një skeleti të vetëm dhe nuk ishin të montuar.

Dr Zalce Benitez tregoi gjithashtu se sipas rezultateve të testeve laboratorike, nuk ka prova për ndonjë montim apo manipulim të kafkave.

Artikulli paraprakSPAK kërkon Shkëlzenin/ Juristja zbardh prapaskenat e forta: Berisha sot sulmoi drejtësinë, ja çfarë po tenton të bëjë me hetimet për ‘Gërdecin’
Artikulli tjetër“Ai është bërë tym”- Çfarë e zemëroi bashkëshortin e Olta Gixharit, aktorja rrëfen problemin me Dorin: Po përpiqemi shumë për…