Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Në rrugën “Qemal Stafa”, një automjet “Volsewagen” me drejtues shtetasin 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin 76 vjeç, banues në Kusarth. I moshuari është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Advertisements
Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin, 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin, 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.
I aksidentuari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.