Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse gjatë kësaj kohe ka pasur komunikim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Advertisements
Rama tha se ai është kryeministri i Shqipërisë dhe se marrëdhëniet në këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga interesat kombëtare.
Ai theksoi faktin se Serbia është shtet fqinj dhe se presidentin e saj nuk e zgjedh dot ai apo Albin Kurti.
Advertisements
“Unë nuk kam thënë nuk do të ketë asnjë të shtënë, unë kam thënë të kundërtën, Veriu i Kosovës, do të degradojë. Unë kam thënë që ushtria e rregullt serbe nuk do të futet dot.
Unë jam kryeministri i Republikës të Shqipërisë, dua ta përsërisë këtë, sepse marrëdhëniet në këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga interesat kombëtare, nevojat e vendit që unë zgjedh të udhëheq. Kështu që presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot unë, as Albin Kurti dhe as ata që do të donin të ishte dikush tjetër.
Duam apo nuk duam Serbia është aty, fqinje me ne. Zgjedhja është shumë e qartë, Shqipëria nuk ka asnjë arsye tjetër, përveç se ato që vijnë nga interesat kombëtare dhe nga detyrimi i asaj për të qene një vend gjithmonë e më i mirë për fëmijët e vetë dhe për vazhduar të kërkojë paqen kombëtare. Kush në Kosovë sot mendon që çfarë bëj unë, nesër do ta kuptoj që Shqipëria kështu është më e nevojshme dhe më e vlefshme në krah të Kosovës”, tha Rama.