Kush e njoftoi Ahmetajn për t’ia mbathur? Sali Berisha hedh dyshimet mbi çështjen e ish-ministrit, ja çfarë fshihet pas seancës së mbyllur

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se arratisja e Ahmetaj është bërë për t’i shpëtuar faqen Ramës, nisur edhe nga seanca që u bë me dyer të mbyllura.

Advertisements

Sali Berisha ka hedhur akuza se Arben Ahmetaj është njoftuar përpara se kërkesa e SPAK për arrestimin e tij të bëhej publike.

“Kush e njoftoi Ahmetajn? Hetim është ky? Thuaj mbathja. Jam kundër mbajtjes së seancës së mbyllur.

Advertisements

Çfarë ishte seanca me dyer të mbyllur? Për ti shpëtuar faqen Ramës.

Kam dhe do të kem qëndrim më të vendosur ndaj atyre që manipulojnë me ligjin, që shkelmojnë ligjin.

Në rast se kam rreshtuar një të pavërtetë, të thuhet, Kjo është një dramë e tmerrshme, pasi kanë mbushur thasët me para çajnë ferrat e ia mbathin, ndodh me Ramën, i përcjell Rama, I njofton prokuroria, si mundet prokuroria të mundohet të lajë duart kë këtë mënyrë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakNATO-ja do të kërkojë veprime konkrete ndaj Kinës në takimin e Vilnusit, Stoltenberg bën paralajmërimin e fortë: Nëse Xi Jinping vendos të pushtojë Tajvanin…
Artikulli tjetërTemperatura të larta dhe “surpriza” shiu, parashikimi i motit për këtë javë