U kap mat me ish-të dashurën sapo Kiara iku në Turqi, reagon për herë të parë Luizi

Personazhi i famshëm Jurgena, ish/shoqe ose ish/e dashur e Luiz Ejllit, duket se po bëhet problem jashtë shtëpisë.

Advertisements

Brenda “Big Brother VIP”, Luizi tregonte se i kishte lënë amanet Instagramin një mikeshe, që kur doli jashtë shtëpisë tregoi se kishin patur dy-tre takime…

Pra, ata kanë qenë më shumë se shokë para hyrjes së Luizit në “BBV” por ende s’kishte nisur diçka e mirëfilltë. Lidhja e Luizit me Kiarën avancoi brenda shtëpisë, ndaj Jurgena doli nga loja. Madje, ata deklarojnë se as nuk takohen më bashkë me njëri-tjetrin.

Advertisements

Së fundmi janë parë në të njëjtin sallon flokësh, por pasi Jurgena tregoi se kishte qenë “rastësore” dhe nuk ishte takuar me Luizin, edhe ky i fundit e ka dhënë një sqarim.

Teksa ndodhet në Amerikë për të mbajtur disa koncerte, ai ka realizuar një video live me ndjekësit, që e kanë mbyetur me pyetje për Jurgenën.

Kështu, Luizi ka sqaruar se ndodhja në të njëjtin vend ishte thjesht rastësi, duke shtuar se askush s’e do Kiarën më shumë se ai.

Artikulli paraprakMes përplasjes virtuale pasi e quajti fanse, Balina Bodinaku zbulon nëse Arbana Osmani e ka ftuar në dasmën e saj
Artikulli tjetërU plagos me kallash në Kuçovë, 24-vjeçari humb njërën nga këmbët. Ka nevojë për…