Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një ftesë për PD-në e vulës, duke marrë shkas nga situata e krijuar pas zgjedhjeve të 14 majit.
Advertisements
Berisha tha në emisionin e Alba Alishanit se të gjithë deputetët janë të mirëpritur për negociata dhe diskutime. Nga kjo ftesë, ish-kryeministri përjashtoi Lulzim Bashën dhe Enkejeld Alibeajn.
Aksident i rëndë, ka të plagosur
Advertisements
“PD ka bërë hapa të rëndësishme drejt bashkimit, jo me pengje të Ramës, ata që mendojnë këtë kanë probleme me logjikën. Jo vetëm Bardhi, por të gjithë deputetët, përveç Bashës dhe Alibashës që janë në një lidhje krimi me Ramën, ato akte ndaj deputetëve i bëjnë vetëm njerëz të krimit, janë vegla, pengje të Ramës. Të gjithë të tjerët janë të mirëpritur për negociata dhe diskutime, sepse në një moment, përcaktues siç ishte momenti i zgjedhjeve, ata mbështetën primarët, investuan në parim themelor të PD, kandidatët e primareve dhe bën gjithçka për të ndaluar përpjekjet Basha-Brava që morën në zarf emrat e 61 kandidatët për t’i nxjerrë, por nuk ia dolën.
Nuk ka pasur deri tani negociata, nuk kemi emergjencë. A është një ftesë, sigurisht që është një ftesë për ta, jam i gatshëm, statuti parashikon fraksionin, nëse duan, nëse jo hajde diskutojmë forma të tjera”, theksoi Berisha.