“Plas” sherri, i riu bën “për spital” 55-vjeçarin

Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Dhërmi, pasi akuzohet se ka dhunaur një person.

Advertisements

Policia është vënë në kërkim të një 23-vjeçari, i cili ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNoka nxjerr zbuluar ‘bëmat’ e Ramës dhe del me thirrjen e fortë ndaj Manjës: Dako dilte blinte vota por e shiti babloku, Ulsi bëj kujdes nga…
Artikulli tjetër“Derisa vdekja të na ndajë…”, ish-banori i ‘BBV’ trondit të gjithë me deklaratën e fundit