Ndahet çifti më i përfolur i showbizit? Ndjekësit e pyesin për Kiarën, Luizi habit me përgjigjen: Ça dua unë aty, boll…

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka filluar që të jetë mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”. Madje ai herë pas here hynë live për të bashkbiseduar me mijëra fansat e tij.

Advertisements

E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku gjatë kësaj bisede virtuale, fituesi i “Big Brother VIP 2” i përshëndeti të gjithë e madje edhe këndoi me kërkesë të ndjekësve.

Nga ana tjetër, sigurisht që nuk munguan pyetjet në lidhje me partneren e tij, Kiara Tito, e cila ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Stambollit për arsye pune. Moderatorja do të prezantojë emisionin “Kepi i Tundimeve”, i cili pritet që shumë shpejt të transmetohet në ekranin e Top Channel.

Advertisements

Dikush e pyeti Luizin se pse nuk ka shkuar në Turqi bashkë me partneren dhe ai i përgjigjet:

“Ça Stambolli, ça dua unë aty”.

Më pas një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse e ka marrë malli për Kiarën dhe Ejlli iu përgjigj shkurt

“Boll”, tha ai.

Artikulli paraprakNë shtëpinë gjigande të Behgjet Pacollit: Shoh 75% të kufirit të Kosovës
Artikulli tjetërIku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit