“I mori për Visin”! Si e zbuloi miku “ushtarin” e Martinajt?

Nikoll Sherrniku, personi që dyshohet se ndihmoi me logjistikë, autorët e masakrës në Don Bosko, ka dalë këtë të premte përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë së “Arrestit me burg”.

Advertisements

Sherrniku akuzohet se siguroi në Gjermani targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentatin nga ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja. Burime për Euronews bëjnë me dije se është marrë dëshmia e një pronari servisi në Gjermani, shtetas kosovar i cili ka deklaruar se target i ka marrë Sherrniku.

Gjithashtu në dosjen hetimore thihet se një mik i Sherrnikut nga Fushë-Kuqja ka deklaruar se “targat i ka marrë Nikolli për llogari të Ervis Martinaj sepse donte t’i shmangej policisë”. Sherrniku njihet si një person i afërt me Brilant Martinaj i ekzekutuar në mbikalimin e Fushë Krujës, por dhe i të zhdukurit Ervis Martinaj.

Advertisements

28-vjeçari ka qene i dyshuar dhe ndaluar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela, por më pas është liruar për mungesë provash. Në gusht të vitit të kaluar Sherrniku është arrestuar për armëmbajtje pa leje gjithashtu. Prokuroria pretendon se targat i ka siguruar para se të kapej nga policia.

Artikulli paraprakE trishtë/ Ndahet nga jeta historiani me famë botërore(Emri)
Artikulli tjetërI fundit! Një grua përfundon poshtë kamionit në Tiranë