“Harroje, jep fjalën këtu”, ndizen debate të nxehta në Kuvend: Mos bëj të fortin…

Debate të nxehta por edhe sharjet kanë qenë pjesë e një situate që ka agravuar sot në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bllokuar foltoren e Kuvendit për disa minuta.

Advertisements

Ai ka hedhur akuza mbi zv. kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, se po i heq të drejtën e fjalës, pasi i është fikur mikrofoni.

Ajo tha se askush nuk ka të drejtë, për të bërë të fortin në Parlament.

Advertisements

Flamur Noka: Harroje, jep fjalën këtu. Atë bëj. Po ka turp më të madh, del dhe na flet ky. Ky duhet të ishte në burg.

Ermonela Felaj: Nuk është problem për ne ajo punë, z. Naço nga vendi. Me zhurma dhe me bllokim foltoresh, nuk është problem fare kjo punë. Duke menduar se të bësh të fortin, mund t’i imponohesh rregullores, s’mund ta bëjë askush.

Artikulli paraprakE mbajti portën e paprekur në 19 ndeshje dhe tani në Premier League, portierit shqiptar i dyfishohet vlera e kartonit
Artikulli tjetër4 p*rostituta mbanin 825 klientë! Shkatërrohet banda në Itali. Kush ishte shqiptari që drejtonte (EMRI)