Çfarë po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë? Përplasja e dy anijeve të mallrave në…

Përplasja e dy anijeve mallrash mesditën e së premtes, 9 milje detare në veri-veriperëndim të Kios, ngriti alarmin tek autoritetet greke, mes frikës se turqit mund të përfitonin nga kjo dhe të shkaktonin një incident. Ndërkohë, aksidenti ndodhi në një zonë ku kufijtë e kërkim-shpëtimit përkojnë me FIR të Athinës dhe për rrjedhojë përgjegjësinë e kanë Autoritetet Greke. Megjithatë, fakti që forcat turke u turrën në vendngjarje, dëshmon pretendimet e Ankarasë, e cila ka shprehur dëshirën për të zgjeruar zonën e saj të përgjegjësisë në Egje në këtë zonë.

Advertisements

Për 120 minuta, mobilizimi në qendrat e operacionit në GEETHA ishte i madh, me pranin dhe të ministrit të Shërbimit, Theodoros Kliaris dhe oficerë të lartë të rojes bregdetare. Megjithatë, në momentet kritike të pranisë së forcave greke në pikën e konfliktit u ngrit një çështje tjetër. Kur roja bregdetare tentoi të kontaktonte me kapitenët e dy anijeve, njëri prej tyre nuk u përgjigj. Oficerët e rojes bregdetare kuptuan se kapiteni po komunikonte dhe merrte urdhra nga turqit, duke shmangur me vetëdije çdo komunikim me ekipin grek të shpëtimit. Siç u konstatua, në anijen specifike, e cila kishte pësuar shumë dëmtime, me emrin “ANT” dhe flamur të Vanuatu, 10 nga 13 anëtarët e ekuipazhit ishin turq.

Ndërkohë, një përfaqësues i rojës bregdetare të Greqisë, zbriti në kuvertë dhe i bëri të qartë kapitenit se anija ndodhet në një zonë ku Greqia ka kompetencën për kërkim-shpëtim dhe e vetmja ndihmë mund t’i jepet nga autoritetet greke. Pasi kapiteni iu përgjigj se “nuk po përballen me asnjë problem”, anija nisi të lëvizte me të njëjtat forca drejt brigjeve turke. Megjithatë, vlen të theksohet se thyerja, të cilën ajo kishte pësuar, u cilësua si “tronditëse” nga efektivët e forcave greke që e panë nga afër, ndërsa fatmirësisht nuk u shkaktua asnjë ndotje.

Advertisements

Artikulli paraprakSekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen që nuk pritej
Artikulli tjetërKa rënë në dashuri? Enca Haxhia habit me postimin e fundit