Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz!

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një arrestim të bujshëm që pritet të ndodhë brenda këtyre ditëve nga SPAK dhe të gjitha shigjetat duket se të çojnë të ish-kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Advertisements

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan me humor se lajmin pritet ta japë vetë kryeministri Edi Rama, njëjtë siç bëri dje me rastin e arrestimit të sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë. Kreu i qeverisë e bëri me dije lajmin, përpara se vetë SPAK të njoftonte në lidhje me arrestimet.

Postimi i Hoxhës:Mbani frymen njerez….

Advertisements

Duke pritur kryeministrin, te paralajmeroje nje lajm bombe, nje super arrestim te SPAK…

Besoj do ta kete lajm ekskluziv??!!

Eshte nga “te vetet”, nga ata qe “vjedhin dardha” pas shpines se komandantit…

Ka plasur konkurence e madhe per keto lajmet bombe.

Vate dhe ky zanati yne, tani qe perveshen menget KETA te medhenjte…

Deri para pak kohesh, konkuronim vetem me qytetarin digital te Marshallit.

Tani konkurenca eshte bere e ashper fare, me futjen në tregun e “lajmeve te hazerta” dhe te Padishaut dora vete…

Mos na zhgenje komandant…

Kete lajmin e fundit edhe “çunat” ne Dubai kane 24 ore, mezi po e presim te na e thuash…

Artikulli paraprakSPAK i sekuestroi pasuritë, familja e Ervis Martinajt rekurs në Gjykatën e Lartë: Janë krijuar me burime të ligjshme
Artikulli tjetër“Përjetësisht”, projekti më i ri muzikor nga Luiz Ejlli pritet të publikohet sot…