Aksident i frikshëm në këtë vend, dy tramvajë përplasen “kokë më kokë”, raportohet për 26 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku dy tramvajë janë përplasur kokë më kokë në Samsuda, në bregdetin turk të Detit të Zi,

Advertisements

duke shkaktuar të paktën 26 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e Turqisë, dy tramvajë u përplasën pranë stacionit të Piazza-s në rrethin Canik.

Advertisements

Mësohet se përplasja ka ndodhur në orën 09:40. Në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh i policisë, zjarrfikësve, shpëtimtarëve dhe ekipeve mjekësore.

Ekipet mjekësore i kanë transportuar të plagosurit në spitalet e qytetit me autoambulanca.

Ende nuk dihet shkaku i përplasjes.

Artikulli paraprakI fundit! Një grua përfundon poshtë kamionit në Tiranë
Artikulli tjetërKërcet thika në vend, plagoset 27-vjeçari