Sali Berisha u pyet nga gazetarja Alba Alishani në A2, në lidhje nëse argumentit se “zgjedhjet u vodhën”, pas çdo disfate elektorale është ende i vlefshëm për qytetarët dhe demokratët për ta besuar.
Advertisements
Kreu i demokratëve nga ana e Rithemelimit përsëriti disa nga vendimet e qeverisë përpara zgjedhjeve, ku përmendi zarfin me 50 mijë lekë për pensionistët, që sipas tij vrau votën e lirë.
Berisha u shpreh se nuk do të heqë dorë nga e vërteta dhe premtoi se shumë shpejt qytetarët do të dalin në protesta të qëndrueshme për votën e lirë.
Advertisements
“Të mbrosh një të vërtetë nuk duhet të lodhesh kurrë. Në një studio, një analist, kur po i thoja se zarfi për 683 mijë pensionistë me 50 mijë lekë është akt i blerjes së votës pyetja e tij ishte se përse ti nuk e bërë ndonjëherë.
Ai që bën një akt të tillë vret votën e lirë. Nuk mund të përdorësh paratë. Unë nuk tërhiqem nga kjo. U tërhoqëm në 2021 dhe kjo gjë u dyfishua. Ne po e faktojmë dhe po iu kërkojmë qytetarëve të dalin të mbrojnë votën në protesta. Do të ketë protesta të qëndrueshme”, u shpreh Berisha.