“A dëgjohet nga qelia në qeli?” Artan Hoxha ironizon kryeministrin pasi Dako iu bashkua Kokës dhe Bllakos në paraburgimin e Durrësit

Gazetarja Klodiana Lala tha se, pas seancës së sotme gjyqësore, Vangjush Dako është dërguar për të vuajtur masën “arrest me burg” në paraburgimin e Durrësit. Pas kësaj deklarate, gazetari Artan Hoxha tha se Rama mund të shkojë atje dhe të bëjë podcastin e tij, ndërsa drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi, u shpreh me sarkazëm se po e bëri këtë Rama do t’i linte pa punë gazetarët.

Advertisements

Rakipi: Javën tjetër mund të mblidhemi prapë bashkë. Ndoshta del Dako dhe mund të bëjmë dhe lidhje live me të.

Lala: Vangjush Dako është në paraburgimin e Durrësit, vetëm një qeli larg Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Mund të jenë dhe një qeli nesër bashkë.

Advertisements

Hoxha: Mund ta bëjë një podcast kryeministri me të tre ata dhe të na e marrë ne audiencën…

Rakipi: Të vejë zoti Rama të bëjë podcast.

Abilekaj: A dëgjohet nga qelia në qeli?

Hoxha: Me kartonxhes është atje. Ai mund ta bëjë këtë podcast, dhe na la dhe ne pa punë.

Rakipi: Ai po bëri këtë gjë na la pa punë. Teri nga Durrësi është.

Lala: Ata që s’u pajtuan dot jashtë, mund të bashkohen brenda

Artikulli paraprakKujdes! Këto 4 shenja do ua bëjnë gropën pas shpine
Artikulli tjetërSali Berisha ‘dorëzohet’, i bën ftesën e papritur PD-së së vulës