“U gjet pranë trupave të shokëve të saj”/ Masakra me 24 fëmijë të vrarë në çerdhe, si mbijetoi 3-vjeçarja

Vogëlushja 3-vjeçare Emmy po flinte së bashku me shoqen e saj më të mirë ne çerdhen në Tajlandën veriore kur ish-polici hyri në godinë i armatosur dhe me një thikë në dorë.

Advertisements

Klasa me 11 fëmijë, të gjithë rreth 3-vjeç, kishin qenë duke vizatuar në letra. Rreth orës 10:00 edukatoret i dërguan prindërve foto të fëmijëve të tyre të lumtur dhe të buzëqeshur. Dy orë më vonë, në kohën kur ata po flinin gjumë, ish-oficeri Panya Kamrab hyri në ndërtesë.

Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënisë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit. Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa flinin. Nuk është e qartë se si Emmy, e cila ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës, arriti të shpëtonte.

Advertisements

Ajo u gjet e zgjuar përkulur pranë trupave të shokëve të saj të klasës.

“Nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua”, tha gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong.

Më pas shtoi: “Mendoi se shokët e saj ishin në gjumë. Një oficer policie i mbuloi fytyrën me një copë dhe e largoi nga skena e tmerrshme me gjak.”

Ekipet e shpëtimit e çuan Emmy-n në katin e dytë dhe më pas hynë në dy klasat e tjera, duke shpresuar dëshpërimisht të gjenin fëmijë të tjerë të gjallë.

Ajo është fëmija i vetëm që ka përjetuar masakrën në Nong Bua Lamphu të enjten. Në total, 37 njerëz vdiqën, përfshirë gruan e sulmuesit dhe djalin e saj. Vogëlushi 2-vjeçari ishte i regjistuar në çerdhen ku ndodhi masakra por atë ditë nuk kishte shkuar.

Njerku i tij, pasi i vrau shokët e klasës, iku në shtëpinë e bashkëshortes duke vrarë nënë e bir, e më pas veten. 24 nga viktimat janë fëmijë.

“Ndihem shumë mirënjohës që ajo mbijetoi. E përqafova aq fort kur e pashë”, thotë Somsak.

Nëna e Emmy-t, 35-vjeçarja Panompai Srithong, punon në Bangkok gjatë javës. Asaj i kishin thënë se të gjithë fëmijët në qendër kishin vdekur.

“Më në fund mora një telefonatë me video nga Emmy-n dhe u mbusha me frymë”, thotë ajo.

Ne flasim në heshtje ndërsa ajo luan me çizmet e saj të preferuara Hello Kitty Ëellington në kopsht, tregon gjyshi i 3-vjeçares. Ajo vazhdon të pyesë për mikun e saj më të mirë, Pattaraëut tre-vjeçar.

Ata flinin gjithmonë së bashku me këmbët të prekura. Ajo gjithashtu e donte çerdhen dhe edukatoret e saj.

“Ajo thjesht dëshiron të shkojë në shkollë çdo ditë. Ne duhet të vazhdojmë t’i themi se shkolla është mbyllur. Ajo është shumë e re për të kuptuar konceptin e vdekjes.”

Ritet budiste dhe lutjet për viktimat po zhvillohen në disa tempuj në qytet për të shënuar fillimin e tri ditëve të zisë.

Ende nuk dihet motivi i sulmit, por policia tha se Kamrab u pushua nga puna në qershor për përdorim droge.

Artikulli paraprak“Nëse merresh me çdo qen që të leh rrugës, nuk mbërrin kurrë në destinacion”/ Artan Hoxha bën deklaratën e fortë dhe del me mesazh të koduar: Mbijetojnë me kocka nga listëpagesat e borderove të pushtetit
Artikulli tjetërTentoi të vidhte një çantë dore, anglezi prangoset mes Aeroportit të Rinasit! E pësojnë edhe 2 të tjerë