Tronditëse! 58-vjeçari mban të renë të lidhur me zinxhirë në shtëpi për 5 ditë, ja çfarë i tha policisë pasi e zbuluan

Një rast i rëndë dhune është zbuluar në Greqi, ku viktima është një 38-vjeçare.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në Nea Joni, ku e reja akuzon partnerin e saj se eka mbajtur të lidhur me zinxhirë për 5 ditë, duke e dhunuar dhe kërcënuar me armë. Rasti u zbulua pasi një telefonate nga fqinjët që kanë dëgjuar zëra, dhe pasi policia ka shkuar në shtëpi, 58-vjeçari ka thënë ‘se çdo gjë është në kontroll”.

Advertisements

Megjithatë, policia pa një grua brenda në shtëpi e cila po u bënte shenja. Efektivët kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e dhunonte nën kërcënimin e armës. Pas kontrollit në shtëpi, ndër të tjera, u gjet një armë gjahu, për të cilën 58-vjeçari kishte leje.

Autoritetet kanë ngritur dyshime dhe për abuzim seksual, prandaj gruaja është dërguar në spital për të kryer analizat mjeko-ligjore.

58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje, sulmit seksual dhe mbajtjes së armëve të zjarrit, akuza të cilat i mohon.

Artikulli paraprakJava nis me diell, ja si pritet të jetë moti në 24 orët e ardhshme
Artikulli tjetërI fundit! Digjet në orët e para të mëngjesit një farmaci në Vlorë, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm!