Traktori i shqiptarit përmbyset në Greqi, humb jetën djali i tij 4-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Eglouvi të Lefkadës, Greqi. Sipas mediave greke, nga përmbysja e një traktori një djalë 4-vjeçar ka vdekur dhe një 16-vjeçar është plagosur.

Advertisements

Babai shqiptar i 4-vjeçarit që humbi jetën po drejtonte traktorin në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.

Në media raportohet dy fëmijët ishin në traktor bashkë me 30-vjeçarin shqiptar në momentin kur traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos.

Advertisements

Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli.

30-vjeçari shqiptar i cili është banues i përhershëm në Karya është xhaxhai i 16-vjeçarit të plagosur. Aktualisht shqiptari ndodhet në polici ku po jep deklaratën e tij në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën djalit të tij.

Artikulli paraprakA do të ndryshojnë temperaturat? Meteorologia Tanja Porja tregon si nis java e ardhshme: Dita që rikthen reshjet
Artikulli tjetërMartinaj i gjallë apo i vdekur? Gazetari zbardh çfarë fshihet pas kontrolleve të FNSH në disa qytete të vendit