Tërmeti i frikshëm ‘shkund’ Rusinë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihetr goditi sot rajonin e Irkutsk në Rusi, jo shumë larg liqenit Baikal, njoftoi selia republikane e Ministrisë së Situatave të Emergjencave të vendit, transmeton Tass.

Advertisements

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se magnituda e tërmetit ishte 4.9. Tërmeti ka ndodhur 33 kilometra në perëndim të fshatit Posolskoje.

Tërmeti u ndje edhe në rajonin e afërt të Buryatia dhe kryeqytetin e atij rajoni, Ulan-Ude.

Advertisements

Zyra e kryetarit të bashkisë Ulaan-Ude raportoi se ekipet e emergjencës kishin filluar inspektimin e ndërtesave dhe objekteve të banimit, por se nuk kishte raportime për dëme apo njerëz të lënduar.

Artikulli paraprak“Makthi i çdo komuniteti ka ardhur”, pesë të vdekur nga të shtënat me armë, mes tyre një polic
Artikulli tjetërMakina luksoze, apartamente, para dhe ora Rolex/ SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të nipit të deputetit të PS-së