Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, 42-vjeçari denoncon: Më bënë atentat. Dyshime se mund të jetë inskenuar për …

Një 42-vjeçar denoncoi në Policinë e Shkodrës se automjeti me të cilën udhëtonte u qëllua me armë zjarri, por që vetë nuk kishte pësuar lëndime.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, pranë fshatit Vukatanë. Shtetasi Armand Babaj udhëtonte me një automjet tip “Toyota” që e kishte marrë me qira drejt banesës së tij në fshatin Mjedë kur pretendon se është qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat, mjeti ka pasur dëme të vogla materiale.

Advertisements

“Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Toyota’, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaroi Policia e Shkodrës.

Mësohet se 42- vjeçari kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Britania e Madhe.

Nuk dihet ende nëse ngjarja është inskenim nga ana e 42-vjeçarit për të përfituar dokumentet në shtetin anglez me pretendimin se i rrezikohet jeta në Shqipëri. Në rast se provohet se ngjarja ishte e inskenuar, 42- vjeçari rrezikon prangat.

Mësohet se 42-vjeçari nuk rezulton të jetë person me probleme, çka mund të organizohej një atentat ndaj tij.

Artikulli paraprakERE merr vendimin, ja çfarë u vendos për rritjen e çmimit të energjisë
Artikulli tjetërDiell dhe kthjellime në gjithë territorin, sa pritet të jenë temperaturat sot