Sot një ndër ditët më të rëndësishme në historinë e saj, ja çfarë vendimi pritet të marrë BE për Kosovën

12 tetori pritet të jetë një ditë speciale për Kosovën në Bruksel.

Advertisements

Në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, së pari kolegji i komisionarëve pritet të miratojë raportet e progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE.

Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Komisioni Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018.

Advertisements

KE-ja thotë se regjimi i vizave për kosovarët duhet hequr, dhe se kushtet janë përmbushur.

Mbi këtë raport dhe të ashtuquajturin “Non-Paper” grupi punues për vizat, po në Bruksel, do zhvillojë punimet të mërkurën e të enjten për liberalizim.

Derisa të mërkurën e të enjten, punon grupi për vizat, të premten më 14 tetor mblidhen ministrat e punëve të brendshme të unionit, më saktësisht Këshilli i Shengenit.

Lëvizja e lirë për shtetasit e Kosovës nuk figuron si temë diskutimi.

Njoftimi zyrtar thotë se aty flitet për situatën e përgjithshme me fokus të veçantë në menaxhimin e kufijve të jashtëm dhe se do vendosen veprime në këtë fushë.

Vendimin final për liberalizim pas kryerjes së procedurave paraprake e merr KE-ja me shumicë të kualifikuar./ Express

Artikulli paraprakPse ka kaq shumë interes në media për Ervis Martinajn? Artan Hoxha zbulon shkakun
Artikulli tjetër“Vranësira të shoqëruara me reshje shiu në gjithë vendin”, si pritet të jetë moti sot