Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peloponez, Greqi, ku një shqiptar ka përdhunuar ish-guran e tij greke.
Advertisements
Bëhet me dije se autori prej disa orësh qëndronte në makinë jashtë derës së ish-gruas 28-vjeçare dhe kur ish-partnerja ka dalë nga shtëpia ai e ka marrë me forcë dhe e ka futur në makinë.
Mediat greke bëjnë me dije se ai e ka dhunuar ish-grua me grushta në kokë. “Protothema” shkruan se 33-vjeçari ndaloi makinën në një rrugë të shkretë, ku e detyroi të zhvishej me kërcënime për jetën, teksa ka tentuar ta djegë të gjallë, duke i vënë flakën flokëve të saj me çakmak.
Advertisements
Më pas shqiptari e ka çuar në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe më e ka larguar nga banesa.
28-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici, ndërsa autoritet janë vënë në kërkim të shqiptarit.