Sali Berisha feston sot ditëlindjen, sfidat e kryetarit të PD në këtë 78 vjetor

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 78-të, shkruan newsbomb.al. Kjo ditë e gjen Berishën më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson dhe me misionin për të marrë pushtetin, pas dy mandatesh në opozitë.

Advertisements

Mbështetësit e tij dhe aktivistë të Partisë Demokratike kanë nisur urimet prej orëve të para të këtij 15 tetori, duke ndarë foto që kanë realizuar me të më parë dhe i urojnë jetë të gjatë.

Kjo ditëlindjen e gjen realisht më të motivuar doktorin, pasi ka marrë drejtimin e PD dhe synon një fitore të bujshme në zgjedhjet lokale të pranverës 2023. Është hera e parë që opozita futet në garë për pushtetin vendor.

Advertisements

Gjashtë vite më parë kur në krye të selisë blu ishte Lulzim Basha, partia më e madhe opozitare nuk votoi Reformën Territoriale dhe ndarjet e reja të bashkive, ndërsa në vitin 2019 nuk u nxori asnjë kandidat duke i bojkotuar lokalet.

Po ashtu, kjo ditëlindje e gjen Sali Berishën përballë një sfide të madhe siç është bashkimi i Partisë Demokratike, shkruan newsbomb.al. Që prej dorëheqjes së Lulzim Bashës, kjo forcë politike është e ndarë në dy grupime që vetëm ditët e fundit kanë pranuar të negociojnë. Dhe kjo jo për bashkim, por për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

Artikulli paraprakDonte t’i vriste të gjithë! Fiqiri Mjeshtri erdhi posaçërisht nga Anglia për problemin e vajzës
Artikulli tjetërShpërthim i fuqishëm në një minierë në Turqi, 14 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar nën tokë