Rrëmbehet një 15-vjeçar në Berat, futet me forcë në makinë. Policia zbardh detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal ku dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vetëgjyqësi.

Advertisements

Mësohet se F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë në automjet, një 15-vjeçar për të cilin dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash, në banesë.

Njoftimi i Policisë:

Advertisements

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të cilët me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, një 15-vjeçar për të cilin dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash, në banesë.

Procedohet penalisht 15-vjeçari, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10.10.2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak“Plas” sërish në “Top Channel”/ Del videoja e sherrit “live” nga regjia
Artikulli tjetërFutën në Shqipëri mbi 1 milion euro të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës kërkon 27 vite burg për këto emra