Reshje shiu dhe shtrëngata, stuhia do të godasë Shqipërinë

Ditën e sotme moti do të vijojë të jetë i paqendrueshëm. Kryesisht do të mbizotërojnë vranësirat e dendura edhe pse në pjesën veriore parashikohen intervale kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente në pjesën jugore aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat dhe rrebeshet intensive.

Advertisements

Gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet mesatar dhe në formën e shtrëngatave. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten për të mbetur lokale vetëm në juglindje.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare dhe hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete të forcës 2-3 ballë.

Advertisements

Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 16°C,në zona e ulëta 8 deri 21°C, në zona bregdetare 8 deri 22°C

Artikulli paraprakNipi i Schumacher pëson aksident horror, thyen shtyllën kurrizore pas përplasjes në garat e makinave (Video)
Artikulli tjetërE rëndë! Përleshje masive mes shqiptarëve në Itali, raportohen viktima dhe të plagosur (EMRAT)