Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në një emision televiziv, ka paralajmëruar se nëse të dhënat e sistemit “Memx” bien në duar të gabuara atëherë do të krijohet një kaos social.
Advertisements
Beçi, pohoi se nga ato që ka parë, nuk mendon se lista është pjesë e MEMEX, pasi sipas tij në këtë sistem ruhen të dhëna tepër të ndjeshme.
“Në rast se sistemi është hakeruar, ne duhet të përgatisim publikun çfarë na pret dhe si të ruhemi.
Advertisements
Sistemi MEMEX shpesh ruan edhe të dhëna të skanuara, në rast se del në njerëz të gabuar, do krijojë kaos social, grupet kriminale janë të skeduar në MEMEX, me prova të skanuara, të gjitha këto e bëjnë këtë një sistem shumë delikat për të dalë në terren, duke parë ato që kanë dalë sot, mendoj se nuk është MEMEX…”, tha prokurori.
Sjellim në vëmendje që publikimi i të dhënave nga sistemi MEMEX, ka ngritur një valë të madhe reagimesh, ndërsa policia dhe ministri i brendshëm ka deklaruar se kjo listë nuk është pjesë e këtij sistemi dhe se nuk janë publikuar të dhëna sensitive.
MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit.
MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.