Një cisternë me karburant ka shpërthyer në urën Kerç të Krimesë të shtunën herët në mëngjes, sipas medias shtetërore ruse RIA. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për shkakun dhe përgjegjësit.
Advertisements
Imazhet në mediat sociale tregojnë se një pjesë e rrugës për automjetet dhe ura hekurudhore kishte rënë në ujërat poshtë saj. Flakët kanë qenë aq të mëdha sa janë dukur në gjithë zonën përreth urës.
Ura e Kerçit është 19 kilometra (11 milje) – më e gjata në Evropë dhe strategjikisht shumë e rëndësishme sepse lidh rajonin e Krasnodarit të Rusisë me gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Advertisements
“Po punohet për shuarjen e zjarrit”, tha në një postim në Telegram këshilltari i kreut të administratës ruse të Krimesë së pushtuar, Oleg Kryunchkov, duke shtuar se “harqet e urës nuk u dëmtuan”.
Ura e Kerçit është në gjendje të përpunojë 40,000 makina në ditë, 14 milionë pasagjerë e 13 milionë tonë ngarkesë në vit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti kur ajo u hap në vitin 2018.