Makina e bërë copë dhe që “fluturoi” disa metra larg, identifikohet 55-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht

Mediet italiane kanë bërë me dije identitetin e 55-vjeçarit shqiptar, që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik.Bëhet fjalë për Rasim Mukën, i kthyer së fundmi në Itali pas një udhëtimi në vendin e origjinës.

Advertisements

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Erbusco, Breshia. Një furgon që po lëvizte në drejtim të kundërt u përplas me makinën, e cila “fluturoi” disa metra larg, sipas medieve italiane.

Advertisements

Muka ndodhej në sediljen e pasagjerit. Sipas medieve italiane, vëllai i tij, 60 vjeç, që drejtonte makinën e përfshirë në aksident ka marrë lëndime të lehta.

Ndërsa 61-vjeçari që drejtonte furgonin nuk pësoi lëndime.

Artikulli paraprakPse po kërkohet Ervis Martinaj në Shijak? Artan Hoxha zbulon detajet e reja: Telenovela po bëhet nga politika, ja kush fshihet pas zhdukjes së ‘bossit’ të lojërave të fatit
Artikulli tjetërNëse për 1 muaj hani çdo ditë avokado, ekspertët tregojnë se trupi juaj do të “befasohet” me ndryshimin drastik