Kullat dhe katet pa leje/ Rama pyetet a po bën “lojë të dyfishtë”: Mua s’më kap askush dot me para, dhe për mua paraja s’vjen e para

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale të cilët e “akuzuan se pallatet bëhen me lejen tënde”.

Advertisements

Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje, por ia hodhi fajin sërish sistemit të drejtësisë.

“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abuzim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish.

Advertisements

Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimatere këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një cati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrallinjtë e binzesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet.

Kjo që po bëjmë ka ardhur si reuzlutat se nxirr ligje e masa sa të duash, bëj kontrolle e denoncime sa të duash sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive e gjykatave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh”.

Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:

“Po të ishte “loje e dyfishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.

Cfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kupitm që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para”.

Artikulli paraprakNisin ndryshimet! Emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Durrësit (Emri)
Artikulli tjetërPse nuk e bën rrogën 1 mijë euro si Europa, Rama: Edhe ata kanë stres, janë të palumtur, lutja për shqiptarët