Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë në mediat rozë për një romancë, por asnjëherë nuk e konfirmuan nëse pati diçka mes tyre.
Advertisements
Advertisements
Thashethemet nisën që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti, ku fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çift”.
Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet, duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë. U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.
Mirëpo, teksa ata vetë nuk kanë folur asnjëherë për statusin e marrëdhënies së tyre, së fundmi, u vu re se dyshja nuk ndiqen më në “Instagram”. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partnerë deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit, por tani jo më.
Teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre vetëm pak javë më parë, Ron Zaiti u pyet në “Instagram” nëse ka në plan “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”.
Ndërsa, Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë”.
“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”, shkruante Roni. “Prive” raportoi disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” mes tyre ka përfunduar me kaq.
Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë. Së fundmi, Semi Jaupaj ka thyer heshtjen duke dhënë për herë të parë një intervistë që pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Artistja ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku ka folur rreth shumë detajeve, mes të cilave edhe për dashurinë. Duke u ndalur te jeta sentimentale ajo tha se është “single” dhe për momentin “nuk ka të dashur”.
Gjithashtu, Semi tha se ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.
“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha Semi.
Nga ana e Bojkenit, këngëtari ka nisur një lidhje të re prej muajsh dhe e ka lënë pas historinë me këngëtaren. Ndonëse ai nuk e ka zbuluar se kush është vajza që ia ka marrë zemrën ai nuk fshihet më dhe shfaqet me të publikisht.
Mbrëmjen e djeshme çifti janë fotografuar në momente intime dhe duke shkëmbyer puthje në buzë. E dashura e artistit është e panjohur për publikun, por kjo nuk e ka penguar çiftin të shfaqte dashurinë në publik.
Madje, edhe në një ambient ku ndodhet ish-e dashura e tij. Semi ka postuar në rrjetet sociale një foto me moderatoren dhe menaxherin, ndërsa të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka ajo për lidhjen e re të Bojken.
Dyshimet mbi lidhjen e re u ngritën pasi Bojkeni postoi një foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaqej duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.
Disa muaj më parë gjatë një interviste në “Wake Up” i pyetur për foton që publikoi, Bojken fillimisht ironizoi se e bëri për të “promovuar festivalin”, pra për vëmendje ose marketing. Më tej ai shprehu se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.
“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë, sepse kështu është si të thuash maja e shpërndarjes së thashethemit dhe lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale, normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë”, tha ai duke mos dhënë shumë detaje.
Pavarësisht të gjithave, Semi dhe Bojken ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore. Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale një video, ku shihej nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.
“Shoku im më i mirë i jetës”, shkruante Semi krahas videos. Romanca mes ish-çiftit nisi në vitin 2011, vetëm tre muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç.
Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”. Sa i përket çiftit Bora-Donald, dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së dyshes. Fakti që ishte brenda me ishtë dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport, Semi, shoqja e Borës, ose Semi, shoqja e Donaldit.
Gjatë “reality show’-t, ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares. Semi ka deklaruar se lidhja e Donaldit me Beatrix ka qenë sa për lojë teksa nuk e ka sulmuar asnjëherë atë duke qëndruar neutrale.
Tani që Donaldi dhe Bora u ribashkuan, Semi kishte pasur gjithashtu “dorë”. Duke folur për rregullimin e marrëdhënies me Borën, Donaldi tha gjatë “Më lër të flas” se i ka shkruar Semit dhe e ka takuar disa herë. Më pas, ai i kishte shkruar Borës, së cilës mes të tjerash i kishte thënë “ta helmonte” nëse donte, por duhet t’i jepte mundësinë të flisnin.
“Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4- 5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë shkruaji vet se më plase. “Dua të të shkruaj, po nuk di çfarë të them”, i thashë.
Kërkova për të takuar, Bora nuk donte. I thosha “më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo”. Para disa ditësh, po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thënë më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë”, tregoi Donaldi.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Semi nuk mund të mos pyetej për çiftin. Ajo tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre.
“Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thash që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”, tha këngëtarja.