Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishme në kontrata e bëra me hidrocentralet nga qeveria e mëparshme.
Advertisements
sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shteti.
Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan edhe përballë jo vetëm investitorëve por dhe përfaqësuesve diplomatikë që na ulën në tavolinë dhe na kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre. Në kushtet e kësaj krize kemi një fitim shumë më të madh në raport me atë që do të kishim, 300 milion në vit.
Advertisements
Nëse ka sot një mburojë mbi cmimin e energjisë, nëse sot familjet shqiptare nuk kanë asnjë qindarkë rritje cmimi, krahasuar viteve më parë, vjen si rezultat i faktit se përdoren për të kompensuar këtë diferencë. Shikoni në faturën e energjisë, se kemi vënë një shënim aty, bëni një shumëzim mes cmimit që paguani dhe cmimit reale. Qeveria shqiptare mbron cmimin tuaj.