I fundit! Ish-ministrja socialiste shkon në SPAK

Ish-ministrja socialiste Sonila Qato është shfaqur paraditen e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë Speciale SPAK. Qato ka mbajtur dhe postin e ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Advertisements

Sonila Qato ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj, teksa hynte në ambientet e SPAK, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë; nëse marrja në pyetje lidhet me detyrën e parë si Ministre e Shtetit në qeverinë socialiste apo me atë si drejtoreshë e ARRSH.

Tetë muaj pas marrjes së postit, drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato deklaroi dorëheqjen nga posti. Në atë kohë, ajo akuzoi Gjoka Konstruksion për falsifikim të ecurisë së punimeve, ndërsa kompania akuzoi Qaton për manipulim të një tenderi 18 milionë eurosh.

Advertisements

Partia Demokratike në opozitë e cilësoi një farsë dorëheqjen e drejtoreshës së ARRSH në vitin 2019. “Largimi i Sonila Qatos, pjesë e luftës së brendshme për vjedhjen e milionave eurove me kompanitë e Edi Ramës,” deklaroi Jorida Tabaku.

Artikulli paraprakFansja ngjitet në skenë dhe befason këngëtarin shqiptar, por reagimi i tij bën xhiron e rrjetit
Artikulli tjetërSi u mor peng i riu në aksin Tiranë-Durrës?/ Sherri filloi pas aksidentit(Detaje)