Gazetari i njohur zbardh detajet: Ja çfarë sekreti duhet të ruaj policia për Ervis Martinajn

Gazetari Dashamir Biçaku u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se zhdukja e Ervis Martinajt është një çështje që duhet të hetohet nga SPAK.

Advertisements

Ai u shpreh se Prokuroria e Laçit nuk mund të hetonte një person të tillë edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve.

“Prokuroria e Laçit nuk mund të hetonte një njeri të tillë. Përgjegjësinë për hetimin e ka prokuroria.

Advertisements

Hetimi duhet të transferohej në SPAK. Policia ka nevojë të ruajë një lloj sekreti në lidhje me mbledhjen e informacioneve, të dhënave dhe provave që të çojnë drejt indentifikimit të saktë të vendndodhjes së Martinajt apo për zbardhjen e fatit të tij”, u shpreh gazetari.

Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej më shumë se 40 ditësh.Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit’ dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.

Artikulli paraprakNjë jetë me “Njerëz të humbur”, Aida Shtino rikthehet në ekran
Artikulli tjetërU lidhën në “Big Brother 4” dhe sot kanë dy fëmijë, Neda zbulon sekretin e jetëgjatësisë së marrëdhënies me Ogrenin