Del foto e vëllezëve Beqiraj që u dhunuan në autostradë. Njëri prej tyre u mor peng por më pas u la im lirë

Në foto janë vëllezërit Indrit dhe gentian Beqiraj. Pas përplasjes në autostradë, Indriti u mor peng për 2 orë! Më pas ata denoncuan në polici.

Advertisements

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

Indrit dhe Gentian Beqiraj (vëllezër) ishin duke udhëtuar me motor në autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë me katër persona brenda i kanë prerë rrugën kur ata udhëtonin me motor në autostradën Tiranë- Durrës dhe më pas ka nisur sherri i dhunshëm. Dhuna mes 6 personave përfundoi në pengmarrjen e Indrit Beqirajt. Autorët e kanë marrë me forcë në makinë për 500 metra ku dhe është dhunuar dhe më pas është hedhur nga makina.

Advertisements

Pas dy orësh Indrit Beqiraj u la i lirë. Më pas dy vëllezërit iu drejtuan Komisariatit të Policisë aty ku bënë denoncim për ngjarjen e rëndë, duke iu referuar çështjes si konflikt i çastit.

Mirëpo, policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm dhe po hetohet si “heqje e paligjshme e lirisë”.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Artikulli paraprakInformacionet e hakerave që vërshuan ditën e sotme, publikohet FOTOJA dhe të dhënat për Ervis Martinajn nga skedarët e Policisë
Artikulli tjetërRrëfehet gruaja që u martua për lekë! ‘Gjykata nuk më ndan, kërkon fotot nga shtrati’!