Dalin emrat/ Ja kush janë 6 shqiptarët që morën peng fierakun në Angli dhe kërkonin 400.000 £?

Mësohen emrat e 6 shqiptarëve, që morën peng Nertil Buzin 30 vjeç dhe i kërkuan 400 mijë pound.

Advertisements

Ata dolën sot përpara një gjykate në Londër. Mes tyre ishte edhe një grua.

Shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mançester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Advertisements

Zyra e shtypit në Metropolitan Police bëri me dije se për pengmarrjen e të riut nga Fieri, emigrant në Angli, akuzohen këta persona:

Nekid Arapi 26 vjeç, banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27 vjeç, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.

Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.

Emanuela Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Të gjashtë të arrestuarit iu komunikuan akuzat në gjykatën Willesden Magistrates.

Më 28 tetor ata do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court.

Mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 stërlina u arrestuan.

Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane londineze.

Artikulli paraprakDel foto/ Ky është Nertil Buzi që u mor peng nga 7 bashkëatdhetarë që kërkonin 400 mijë pound. E torturonin dhe i dërgonin foto familjarëve
Artikulli tjetërNjihuni me mollën e quajtur “Diamant të zi”, një copë kushton 6 euro e 60 cent