Nata e parë e “Dancing With The Stars” përfundoi me sukses dhe Bora Zemani shkëlqeu nën drejtimin e spektaklit.
Advertisements
Gjatë gjithë mbrëmjes, në prapaskenë personi që i ka qëndruar pranë moderatores ishte partneri i saj, Donald Veshaj. Aktori i humorit nuk kishte si të mos ishte pranë të dashurës për ta suportuar atë.
Donaldi duket se nuk e ka lënë për një moment ‘rehat’ Borën në prapaskenë, ku ka publikuar dhe disa video funny në InstaStory duke e ngacmuar atë.
Advertisements
“Je një starrr”- shkroi aktori, teksa ka filmuar moderatoren duke lexuar skaletën pak para e të dalë në skenë.
Kujtojmë se Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë kryefjalë e mediave muajt e fundit me puthjen e famshme në “Big Brother VIP”, lidhjen e aktorit me Beatrix Ramosajn dhe rikthimin me moderatoren.
Por, si ndodhi ribashkimi i tyre? Sigurisht një rol ka patur dhe Semi Jaupaj. Këtë na e tregoi Donaldi gjatë “Më lër të flas” ku zbuloi se i ka shkruar Semit dhe e ma takuar disa herë. Më pas ai i kishte shkruar Borës të cilës mes të tjerash i kishte thënë “ta helmonte” nëse donte por duhet t’i jepte mundësinë të flisnin.
“Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, dersa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë. “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them.”-i thash. Kërkova për të takuar, Bora nuk donte. I thoja “Më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo.” Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë.”-tregoi Donaldi.