Gazetari Poli Hoxha deklaroi se një nga pistat kryesore të policisë në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, është se ky i fundit është gjallë dhe ndodhet në një vend të Amerikës Latine.
Advertisements
Në një intervistë për mediat Hoxha u shpreh se zyrtarë të policisë, por edhe politikanë kanë lidhje me bizneset e Ervis Martinajt.
“Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martinajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine.
Advertisements
Është shumë e fortë si pistë. Me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike”, theksoi gazetari.