Babai i biznesmenit të fuqishëm të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj nuk ka shpresë se i biri është ende gjallë, edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar për fatin e 40-vjeçarit. Për “Ora News”, Mustafa Martinaj akuzon Indrit Doklen, grupet Reçi, Duka, si dhe vetë autoritetet shtetërore për zhdukjen e të birit, pasi sipas tij, kanë dashur prej kohësh ta eliminojnë.
Advertisements
“Ne jemi në një situatë jo të mirë. Ndodhemi në momente zie. Shtëpia ime është në mort dhe ka hapur dyert për ngushëllim, pasi unë kam humbur nipin tim Brilantin. Në këtë shtëpi, nuk ka asnjë mort të hapur për djalin, Ervisin, megjithëse shpresat e mia për gjetjen e tij gjallë, tashmë janë shuar plotësisht”, tha fillimisht Mustafa Martinaj. “Nga Dokle, Reçët, Dukat e grupet në Tiranë dhe grupi i Vlorës, kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme vrasjen tij. Dhe gjatë kësaj kohe, ia vranë të gjithë shokët”, shprehet më tej babai i Ervis Martinajt.
Akuzat ndaj shtetit dhe oligarkëve
70-vjeçari nuk lë pa fajësuar shtetin shqiptar dhe disa oligarkë të lidhur me të, të cilët ndërtojnë në Dhërmi. Sipas tij, familja Martinaj ka trashëguar prona në Dhërmi nga familja Nina, por biznesmen të fuqishëm të lidhur me shtetin kanë ndërhyrë dhe kanë zaptuar tokat. Ervis Martinaj është parë për herë të fundit në 9 gusht në Shijak. Thuhet se këtu ai do takonte një ish-shok burgu që e njohu gjatë kohës kur qëndronte në qeli pasi mbeti i plagosur në një lokal në zonën e ish-Bllokut në tetor 2018.
Advertisements
Jeton Lami i tregoi Gledis Nanos 12 zyrtarë policie që komunikojnë me Martinajn
“Ora News” raporton se çështja e Ervis Martinajt ka qenë objet i bisedës së efektivit të Forcë Operacionale Jeton Lami dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Teksa i shfaqën videon ku shoqëronte biznesmenin e njohur në një hotel në Durrës, Lami ka pranuar të flasë duke i treguar Nanos se 12 zyrtarë të lartë Policie në Tiranë e rrethe kanë komunikuar e ndihmuar Martinajn.
Biseda zgjati 2 orë e gjysmë dhe Nano kërkoi që dëshmia e Lamit të shkruhej si provë materiale, por 28-vjeçari refuzoi nga frika e eliminimit të mundshëm. Disa ditë më pas, Nano ia ka raportuar dëshminë e Lamit ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, por pak ditë më pas, Çuçi e shkarkoi Nanon nga kreu i Policisë së Shtetit me justifikimin se nuk realizoi objektivat. Jeton Lami u arrestua dhe po qëndron në paraburgim për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ai nuk ka folur as para grupit hetimor dhe as në sallën e gjyqit.
“Kujdes se do ketë kontrolle”, mesazhi i fundit i Ervis Martinajt
Martinaj u denoncua i zhdukur nga xhaxhai i tij, Faik Martinaj në Policinë e Kurbinit në fillim të gushtit. Shumë zëra kanë përmendur si një tjetër shkak të zhdukjes së tij rihapjen e lojërave online të fatit nga qeveria, pasi Martinaj ishte biznesmeni më dominues në këtë fushë. Në 9 gusht, Ervis Martinaj paralajmëroi familjen që të kenë kujdes pasi do kryhen kontrolle tek ta. Këtë mesazh, ai ia dërgoi babait të tij në telefon. Më pas, e ëma i shkruajti se kush do të kryente kontrolle. “Kujdes, se do ketë kontrolle!”, shkroi Martinaj. “A je mirë? Nga kush? Nga policia apo nga…?”, iu përgjigj e ëma. 40-vjeçari nuk ka shkruar më, madje nuk i është përgjigjur as thirrjeve në telefon. Pas këtij